UBT mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të projektit QUADIC

29/09/2020

Në ambientet e universitetit “Fan Stilian Noli” në Korçë, është mbajtur tryeza e rrumbullakët në kuadër të projektit QUADIC, në të cilë UBT ishte pjesëmarrëse si një nga partnerët e shumtë të këtij projekti.

 

Në këtë tryezë të rrumbullakët u diskutua për situatën aktuale në lidhje me ndërkombëtarizimin e HEI-s, situatën aktuale që lidhet me kapacitetet e shkrimit të projektit, si dhe për situatën aktuale lidhur me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Ndër të tjera në këtë tryezë të rrumbullakët u diskutua për sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe përspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me projektin.

 

Në ditën e dytë të kësaj tryeze u prezantua situata aktuale e të gjithë partnerëve, arritjet dhe rezultatet e projektit, si dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen ndërmarrë, duke përmbyllur kështu tryezën me diskutime mes pjesëmarrësve.

 

UBT në këtë tryezë të rrumbullakët është përfaqësuar nga Naim Preniqi, Muhamet Gërvalla dhe Elinda Krasniqi.