UBT mori pjesë në Festivalin e Shkathtësive Digjitale (Digital Skills Festival)

05/06/2023

Në kuadër të Festivalit të Shkathtësive Digjitale (Digital Skills Festival), i cili u mbajt në Qendrën e Inovacionit dhe Trajnimeve ITP në Prizren, UBT mori pjesë me disa trajnime inovative për të cilat shprehën interesim shumë të rinj të fushës së shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë.

Trajnimet: Cybersecurity Skills for Digital Transformation, Scheduling for IT Projects, Smart Cities, Augmented Reality through AI Tech, ngjallën interesimin e të rinjve për të përfituar dhe përforcuar njohuri të reja dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre për këto fusha.

“Digital Skills Festival” ofroi mundësinë për të prezantuar idetë që kalojnë përmes Programit të Inovatorëve të Rinj, duke krijuar kështu argëtim dhe përvoja interesante e motivuese.