UBT KNOWLEDGE HUB – UBT INNOVATIONS

04/02/2022

Inovacioni numër dhjetë që UBT ka zhvilluar në Kosovë, ndërlidhet me Hub-in e dijes që UBT e ka zhvilluar në një nivel krejtësisht tjetër, UBT Knowledge Hub.

 

E veçanta e kësaj është se në përbërje të këtij Hub-i është i zhvilluar rrjeti i parë i botës virtuale 3D, i bazuar në shkencë, teknologji dhe inovacion, brenda një institucioni të arsimit të lartë siç është UBT, me profesionistët më të mirë që ka kjo fushë të profilit të realitetit virtual dhe të shtuar.

 

Qendra e dijes është një prej inovacioneve që ofron një mjedis krejtësisht digjital, me qëllim avancimin shkencor, mjedis organizativ për të përmirësuar nismat e bashkëpunimeve të ndryshme, si dhe mjedis akademik i cili krijon terren të përshtatshëm për të rritur nivelin e publikimeve shkencore.

 

Ky inovacion është plotësisht në funksion të komunitetit, e që përmes dijes dhe shkencës ndihmon në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë, duke krijuar dhe zhvilluar edhe më tej trashëgiminë kulturore lokale.

 

UBT Knowledge Hub përmban hapësira të shumta në të cilat studentët dhe komuniteti i gjerë i UBT-së punojnë në hulumtime dhe studime të ndryshme, përmes ndërlidhjes unike mes teknologjive më të reja të kohës me bibliotekën më të madhe të UBT-së.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS