
UBT ka marrë pjesë në Konferencë Ndërkombëtare Quality in Blended Learning
05/03/2014Prishtinë, 5 mars 2014- Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe can. dr. Krenare Pireva, ligjëruese në UBT, morrën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Quality in Blended Learning”, të mbajtur në Winerneustadt të Austrisë.
Gjatë kësaj Konference , e cila është organizua në kuadër të projekti Evropian “Blended Learning”, në bashkëpunim me partnerët e shteteve nga Evropa si nga Austria, Finlanda, Portugalia, Spanja, Italia, Holanda, Greqia dhe Kroacia, përfaqësuesit e UBT-së, u paraqitën me dy punime të tyre shkencore si: dr. Hajrizi, me punimin “Institutional and Program (blended learning) Quality Management System Design and Evaluation”, kurse znj. Pireva “The impact of appropriate LMSs to learners”.
Punimet e paraqitura nga përfaqësuesit e UBT-së, nga ana e pjesëmarrësve të konferencë përveç që janë pritur shumë mirë gjithashtu u vlerësuan edhe si të nivelit të lartë.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, dr. Hajrizi , zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësues në shtetet e cekura si më lartë, më të cilët bisedoj për bashkëpunimin ndërinstitucional e më tej.