UBT ka filluar mbajtjen e kurseve të gjuhëve të huaja, mësimi zhvillohet online

24/03/2020

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT ka filluar mbajtjen e kurseve online të gjuhëve të huaja në klasa virtuale interaktive. 

 

Kjo formë e mësimit që po zhvillohet në distancë është rezultat i shpalljes së pandemisë COVID-19, por po implementohet në mënyrën më efektive, me ligjërues të kualifikuar të gjuhëve. 

 

 

Ndjekësit e ketyre kurseve do të arrijnë të kuptojnë konceptet bazë dhe praktikojnë me sukses shkathtësitë e nevojshme të kërkuara në Kornizën Evropiane të Gjuhëve të Huaja, si në lexim, dëgjim, shkrim dhe në të folur. 

 

 

Kandidatët e interesuar aplikimin mund ta bëjnë duke klikuar:  Aplikoj!

Në rast që keni ndonjë paqartësi apo pyetje shtesë, luteni të kontaktoni Institutin e Gjuhëve të Huaja, përmes email-it: [email protected].