UBT JUNIOR HUB – UBT INNOVATIONS

28/01/2022

Numri i shtatë në mesin e 30 inovacione të zhvilluara nga UBT për Kosovën i përket zhvillimit dhe sjelljes së qendrës së parë për fëmijë në Kosovë, “UBT Junior Hub”.

 

Përmes kësaj qendre UBT ofron një hapësirë të veçantë ku edukimi ofrohet në një nivel tjetër, me një mjedis stimulues të mësimit, përmes punëtorive dhe vizitave të ndryshme.

 

Kjo qendër është e organizuar në atë formë që fëmijët dhe të rinjtë e tjerë të shfaqin talentin e tyre dhe ta zhvillojnë më tutje, duke marrë mësime dhe këshilla nga trajnerë të posaçëm të kësaj qendre.

 

Potenciali i fëmijëve është një aspekt tjetër i rëndësishëm që UBT Junior Hub i ka dhënë fokus të veçantë, përmes rritjes së vetëbesimit, zhvillimit të aftësive gjuhësore, argëtimit dhe formave të tjera.

 

Organizimi i kurseve të ndryshme, festivaleve dhe panaireve, karakterizon ajkën e kësaj UBT Junior Hub, që fëmijët i bën të zhvillojnë mendimin kritik, të marrin njohuri adekuate, si dhe të kenë një nivel më të lartë ndërveprimi përmes informacioneve dhe diskutimeve që zhvillohen në klasë.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS