
UBT ju fton të merrni pjesë në konferencën dyditore: Ditët Austriake-Kosovare të Turizmit 2015
14/09/2015Konferenca organizohet nga Shoqata Austriake-Kosovare, me mbështetjen e projektit PPSE, Odës Ekonomike të Austrisë dhe UBT-së.
Qëllimi i konferencës është që të promovojë sektorin e turizmit në Kosovë dhe të ofrojë modelin dhe përvojat austriake në fushën e turizmit, që mund të ndihmojë në masë të konsiderueshme zhvillimin ekonomik të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit midis Austrisë e Kosovës në fushën e turizmit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në këtë sektor.
Përfaqësues të kompanive austriake dhe kosovare në fushën e turizmit, përfaqësues të agjencive të udhëtimit, operatorët turistikë, ekspertët e fushës së turizmit dhe gazetarë që mbulojnë këtë fushë, do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë çështje me interes lidhur me turizmin në Kosovë sot dhe kahet e zhvillimit në të ardhmen, duke përfituar nga përvojat austriake dhe përvojat e tjera pozitive.
Panelistë dhe folës në konferencë do të jenë ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtues të institucioneve dhe kompanive ndërkombëtare e vendore, si dhe profesionistë të fushës së turizmit.
Konferenca i zhvillon punimet dy ditë:
Dita e parë:
Dita: E mërkurë, 16 shtator
Koha: 09:00
Vendi: UBT, Lagjja Kalabria, Prishtinë
*****
Dita e dytë:
Dita: E enjte, 17 shtator
Koha: 09:30
Vendi: Hotel “Magra”, Bogë, Rugovë
****
Kontakti: 038-541-400;