UBT iu mundëson studentëve certifikim nga kompania amerikane Microsoft

13/04/2022

UBT ka thelluar bashkëpunimin me kompaninë amerikane multinacionale – Microsoft, duke arritur kështu që për secilin studentë dhe nxënës të UBT-së, të sigurohen falas nga dy licenca për certifikim nga Microsoft.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët dhe nxënësit për t’u certifikuar në programet që ofron një kompani gjigante si Microsoft.

 

“Ne vazhdimisht jemi duke punuar që studentëve t’u hapim dritare të reja për t’iu lehtësuar zhvillimin e tyre në karrierë. Tani përmes UBT-së, studentët dhe nxënësit do të kenë mundësi që të certifikohen nga Microsoft, dhe kjo padyshim që për ta është një mundësi për të depërtuar aty ku ata dëshirojnë që të zhvillohen”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Drejtori i Qendrës për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, prof.dr. Besnik Skenderi, ka thënë se kjo çfarë është duke zhvilluar UBT është një ndërlidhje mes industrisë dhe akademisë.

 

“Ky është edhe një sukses i radhës pasi që ne kemi pasur gjithmonë vizion dhe kemi tentuar që t’i lidhim praktikat më të mira, industrinë dhe akademinë. Ky është vetëm një prej hapave të cilin e bëjmë dhe jemi duke punuar edhe në projekte të tjera”, ka thënë drejtori i Qendrës për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, prof.dr. Besnik Skenderi.

 

Certifikatat e Microsoft bazohen në analizën e industrisë së punëve dhe roleve specifike, dhe përditësohen vazhdimisht për të pasqyruar teknologjitë më të fundit. Certifikatat fillojnë me aftësi themelore dhe kalojnë në aftësitë teknike më të thella të nevojshme për të kryer rolet e industrisë.

 

Lista e trajnimeve dhe certifikimeve të cilat janë në dispozicion për studentët e UBT-së:

  • Content for Exam AZ-900: Microsoft Azure Fundamentals
  • Content for Exam DP-900: Microsoft Azure Data Fundamentals
  • Content for Exam Al-900: Microsoft Azure Al Fundamentals
  • Content for Exam SC-900: Microsoft Security, Compliance and Identity Fundamentals
  • Content for Exam PL-900: Microsoft Power Platform Fundamentals
  • Content for Exam MB-910: Microsoft Dynamics 365 Fundamentals (CRM)
  • Content for Exam MB-920: Microsoft Dynamics 365 Fundamentals (ERP)
  • Content for Exam MS-900: Microsoft 365 Fundamentals