UBT, institucioni që nxjerr kuadro profesionale në programin Inxhinieri e Energjisë

27/08/2020

Ritmi i shpejtë i zhvillimit të teknologjisë ka bërë që Kosova të ketë nevojë emergjente për gjetjen e formave të reja të prodhimit të energjisë.

 

Kjo ka shtyrë UBT-në që të sjellë programin e Inxhinierisë së Energjisë në Kosovë, që ka për qëllim nxjerrjen e kuadrove profesionale që do të punojnë në kuadër të prodhimit dhe shpërndarjes së elektricitetit, si personel të kualifikuar për këtë industri.

 

Inxhinierët që përfundojnë studimet në këtë program në UBT, janë të aftë t’i zgjidhin problemet komplekse të fushave të inxhinierisë dhe energjetikës, duke u bazuar në programet dhe përvojën evropiane dhe amerikane. Konkretisht, UBT i shndërron studentët e këtij programi në ekspertë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha sfidat e së ardhmes në fushën e energjisë.

 

Specializimet unike në të cilat mund të diplomohen studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT janë:

 

  • Bazat e burimeve të Energjisë
  • Ruajtja e Energjisë
  • Energjia Efiçiente
  • Teknologjia e Informacionit
  • Menaxhimi i Energjisë
  • Elektrikë Elektronikë
  • Sistemet e Qëndrueshme
  • Izolimi i Ndërtesave
  • Sistemet e Ngrohjes dhe Ftohjes

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/