UBT INNOVATION AND TECHNOLOGY HUBS – UBT INNOVATIONS

bool(false) 01/02/2022

UBT në inovacionin e nëntë ka zhvilluar Hub-et e teknologjisë dhe inovacionit, duke krijuar qendra të tilla në disa qytete të ndryshme, të cilat tashmë do të kenë mundësi që të zhvillojnë edhe më shumë aftësitë e të rinjve.

 

Duke qenë rrjeta më e madhe dhe e para e Hub-eve të teknologjisë dhe inovacionit, tashmë qytetet e Korçës, Prizrenit dhe Prishtinës, janë vende nikoqire të super-projektit premtues të zhvilluar nga UBT, e që mbështet dhe trajnon të rinjtë që duan të zhvillohen në fushën e teknologjisë informative.

 

Në kuadër të kësaj, këto qendra organizojnë shumë evente dhe festivale me bazë teknologjinë dhe inovacionin, duke i bërë këto organizime tejet të veçanta, me një kombinim unik mes teknologjisë, inovacionit dhe akademisë.

 

Qendrat e teknologjisë dhe inovacionit, të zhvilluara nga UBT, organizojnë edhe shumë trajnime, start-ups, me qëllim edukimin e të rinjve në fusha të caktuara, me teknologji moderne drejt digjitalizimit të mësimit në një rrjetë gjigante të zhvilluar nga UBT.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS