UBT, i vetmi institucion arsimor në Ballkan që shfrytëzon platformën e biznesit, “Capsim”

03/07/2019

Si i vetmi institucion i arsimit të lartë në Ballkan që ofron mësim të biznesit përmes platformës “Capsim”, UBT ka certifikuar gjeneratën e parë të studentëve, të cilët përgjatë një semestri kanë simuluar funksionimin e një biznesi të imagjinuar.

 

Gjatë këtij simulimi, studentët janë ndarë në pesë grupe me nga pesë studentë, teksa secili grup ishte një kompani në vete, brenda së cilës, secili student kishte një funksion të caktuar menaxhimi.

Grupet gjetën metodat më efektive të të bërit biznes, ndërkaq, sikurse edhe një biznes i vërtetë, bizneset e tyre të simuluara patën uljet dhe ngritjet e veta, duke i marrë për bazë të gjithë faktorët ekonomikë.

 

Ligjëratat dhe simulimi përgjatë gjithë semestrit u bë nga eksperti i njohur i fushës së biznesit, tash edhe ligjërues në UBT, Carlos Gutierrez, në kuadër të lëndës “Konsulencë menaxheriale”, me studentët  e nivelit master të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.

 

Capsim është një platformë që zhvillon simulime të biznesit dhe vlerësime të bazuara në simulime, që matin dhe zhvillojnë aftësitë kritike të biznesit, të nevojshme për sukses në karrierë biznesi.