UBT GIS CENTER – UBT INNOVATIONS

02/03/2022

Zhvillimi i teknologjisë përbrenda UBT-së dhe kampuseve të tij ka bërë që të mundësohet edhe zhvillimi i qendrës së parë të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) për infrastrukturën e të dhënave hapësinore në Kosovë, UBT GIS Center.

 

Kjo qendër, ka gërshetuar në një vend të vetëm të dhënat me GPS, GPRS (Shërbimi i Përgjithshëm i Radios së Paketave) dhe dronët, në atë mënyrë që të dhënat e fituara të transferohen në kohë reale.

 

Ky inovacion sjell një sistem unik skanimi me laser tokësor që ofron modelimin e ndërtuar të strukturave arkitektonike dhe inxhinierike, teksa bën edhe hartimin e terrenit, bimësisë, peisazheve dhe funksioneve të tjera.

 

Rëndësia e Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) në planifikimin urban, si dhe zhvillimi i teknologjisë brenda UBT-së, sjell një tjetër koncept të ri të qyteteve virtuale (Virtual Cities), të bazuar në Virtual Reality dhe Augmented Reality, përmes krijimit menaxhimit, hartimit dhe analizimit në mënyrë unike të të gjitha llojeve të të dhënave.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS