UBT fton studentët të aplikojnë për bursë studimi në Itali

05/02/2019

Programi “Rondines” ka hapur thirrjen për studentët kosovarë, të cilët mund të jenë përfitues potencialë të bursës së plotë për studime të nivelit master në njërin nga universitetet e Toskanës apo Umbrias, në Itali.

Pranimi në program automatikisht i mbulon të gjitha shpenzimet e jetesës dhe të studimeve për periudhën dyvjeçare, sa edhe zgjat programi, kurse nga Kosova mund të jetë vetëm një përfitues në vit.

 

Programi i trajnimit në Rondine fillon me kursin intensiv të gjuhës dhe kulturës italiane gjatë periudhës korrik-shtator.  Mësimi i gjuhës italiane është thelbësor për Rondinën për shkak se është gjuhë zyrtare e folur në Rondine dhe për faktin se bëhet gjuha e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në World House.

 

Ky program ofron bursa për 30 studentë për vit, të cilët janë të përzgjedhur sipas kritereve të mëposhtme:

1) Kualifikimet;

2) Intervista;

3) Vlerësimin e qëllimeve, ndërmjet një projekti konkret pas kthimit në shtëpi të studentit.

 

Studentët me të përfunduar studimet e tyre, kthehen në vendet e origjinës për të ndjekur rrugët e tyre të karrierës në sektorë akademikë, institucionalë, industrialë, etj., me potencial për t’u parë e për të ndikuar tjerët, rrjedhimisht duke u bërë bartës të mesazhit të dialogut.

 

Çdo vit, universitetet publikojnë një listë me masteret në të cilat mund të aplikohen, andaj për këtë arsye nuk ka listë paraprake të mastereve që janë të gatshme.

Pjesëmarrësit duhet të zgjedhin programin që dëshirojnë në bazë të preferencave personale.

Secili kurs akademik zgjat një vit dhe ka mundësinë e mbajtjes së internship-it apo praktikës finale.

 

Informacione shtesë mund të gjeni në: [email protected] ose në linkun: www.rondine.org.