UBT fton studentët e fushave inxhinierike për të aplikuar për bursën EU4M

21/01/2022

UBT fton të gjithë studentët e fushave inxhinierike që të aplikojnë për bursën EU4M, mundësuar dhe mbështetur nga programi Erasmus+ dhe Bashkimi Evropian.

 

Përmes kësaj burse, studentët do të kenë mundësi që të ndjekin studimet në kohëzgjatje prej katër semestrash, me një plan unik të studimit duke ndjekur kurse në mekatronikë dhe gjuhë të avancuara.

 

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, ekuivalente me minimum 180 kredi (ECTS), në programet si inxhinieri mekanike, mekatronikë, inxhinieri automobilistike ose në një fushë studimi të krahasueshme.

 

Studentët duhet të jenë të aftë të flasin rrjedhshëm dy nga katër gjuhët: gjuhën gjermane, gjuhën spanjolle, gjuhën frënge ose gjuhën angleze. Bursa e ofruar mbulon tarifat e plota të shkollimit që përfshin edhe sigurimin shëndetësor, shpenzimet e udhëtimit, si dhe shpenzimet e jetesës.

 

Të gjithë studentët e interesuar për të aplikuar në bursën EU4M që ofrohet në kuadër të programit Erasmus+ duhet të aplikojnë në linkun: EU4M – Erasmus Mundus Master, ndërkaq, afati i fundit për të aplikuar është data 31 janar 2022.

 

Për më shumë informacione dhe detaje më të hollësishme lidhur me bursat EU4M kontaktoni me këtë email: [email protected].