UBT do të hartojë Planin Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë

25/06/2020

Me qëllim të zhvillimit të një strategjie gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, UBT ka zgjeruar bashkëpunimin dhe ka nënshkruar marrëveshje për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal me Komunën e Vitisë, ku do të mbledhë ekspertë e profesionistë që do të mbështesin këtë projekt.

 

Projekti do të mbledhë ekspertë e profesionistë të fushës, staf akademik të UBT-së dhe zyrtarë të komunës, të cilët do të bashkëpunojnë në hartimin e këtij plani profesional.

 

Grupi punues i projektit do të ofrojë mbështetje profesionale dhe organizative, teksa do të mbajnë vizita në terren, si dhe do të mbajnë konferenca informative lidhur me projektin.

 

Projekti ka për qëllim përmirësimin e menaxhimin hapësinor dhe urbanistik, si dhe të rregullojë dhe forcojë strukturat organizative të përshtatshme për planifikim strategjik.