UBT dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbajtën aktivitetin: “Pronësia Intelektuale dhe Rinia”

bool(false) 15/04/2022

Në vazhdën e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, UBT dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit zhvilluan debatin me temën: “Pronësia Intelektuale dhe Rinia”, me studentë të fakultetit të muzikës, arteve dhe juridikut.

 

Pjesë e këtij organizimi dhe aktiviteti ishin edhe institucionet e tjera përgjegjëse të fushës së pronësisë intelektuale në Kosovë: Zyra për të Drejtat e Autorit, Agjencia për Pronësi Industriale, Dogana e Kosovës, si dhe përfaqësues nga “IP Project” i financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, foli për rëndësinë që ky institucion i kushton pronësisë intelektuale, ku studentët e disa drejtimeve e kanë edhe si lëndë mësimore.

 

Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga Zyra për të Drejtat e Autorit, Donjeta Bytyçi, tha se shënimi i kësj dite është zgjedhur të bëhet në UBT për shkak të rëndësisë që ky institucion i kushton pronës intelektuale, ku përveç inkuadrimit si lëndë zgjedhore mbahen edhe debate e aktivitete të ndryshme me studentë.

 

Sadije Topojani, udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Pronësisë, ju prezantoi studentëve informata mbi punën e doganës dhe rëndësisë që i kushtohet të drejtave të pronësisë.

 

Isa Dukaj, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale foli para studentëve për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, mbi të drejtat e pronësisë industriale, regjistrimin dhe përfitimin nga regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale.