UBT COMMUNITY SERVICES – UBT INNOVATIONS

16/03/2022

Përmes inovacionit të njëzetepestë UBT ka bërë digjitalizimin e plotë të shërbimeve në një institucion gjigant të arsimit të lartë që ofron shërbime për studentët në kohë dhe reale dhe në distancë, përmes teknologjive të reja të cilat janë aplikuar për herë të parë nga UBT në Kosovë.

 

Zgjerimi i kapaciteteve aktuale dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja ka bërë që niveli dhe rrjeti i shërbimeve për studentë dhe akterë të tjerë të zgjerohet dhe të rritet, në mënyrë që të gjitha shërbimet të ofrohen më shpejtë dhe më saktë.

 

Ky inovacion ka mundësuar që shërbimet financiare të digjitalizohen tërësisht dhe të gjitha pagesat të kryhen përmes sistemeve bankare, në mënyrë që të gjitha transaksionet e bëra të jenë transparente për secilin shpenzim.

 

Niveli tjetër i shërbimeve për kujdesin mjekësor vjen si shkak i zhvillimit të Poliklinikës Universitare më të madhe në vend, e cila ofron kujdes të shtuar edhe nga distanca, duke sjell inovacionet më të reja në fushën e mjekësisë në Kosovë përmes UBT-së.

 

Zhvillimi i inovacionit të njëzetepestë, të rinjve dhe studentëve ju ofron mundësi të shumta për zhvillim në karrierë përmes Hub-eve të teknologjisë dhe inovacionit, si dhe mundësisë së ndjekjes së studimeve brenda dhe jashtë vendit, eventeve e akademive të ndryshme.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS