
UBT certifikon menaxhert e Auditorit të Përgjithshëm për Quality Systems Manager
07/04/2014Prishtinë, mars 2014- UBT në kuadër të programeve të shumta të studimit, dhe programe për ecjen e saj drejt ndërkombëtarizimit, mjaft të zhvilluar e ka edhe sektorin Trajnimeve dhe të Certifikimeve.
UBT në bashkëpunim më Quality Austria, në Vjenë të Austrisë, për disa ditë me radhë organizoi trajnimin, për “Quality Systems Manager”, gjegjësisht për menaxheret të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës.
Kandidatët e pranuar kanë ndjekur disa orë të moduleve të njëpasnjëshëm dhe në fund u janë nënshtruar provimit përfundimtar.
Pas përmbylljes së suksesshme të moduleve dhe provimit pjesëmarrësit e këtij institucioni në një ceremoni solemne u certifikuan si “Quality Systems Manager”, ku certifikatat u shpërndanë nga presidenti i UBT-së , prof. dr. Edmond Hajrizi dhe nga Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson.
Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi, në një fjalë rasti i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë e veçanërisht përfaqësuesin z. Lage Olofsson.