
UBT bashkëpunon me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë
17/06/2014Prishtinë, 17 qershor 2014- Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, një delegacion nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, si Remzije Potoku dhe Kanishka Gangopadhyay vizituan UBT-në.
Delegacioni në fjalë u prit nga presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Delegacioni gjatë këtij takimi konfirmoi mbështetjen e institucionit që përfaqëson për promovimin e ndërrmarrësisë si pjesë esenciale e zhvillimit ekonomik dhe ofrimit të perspektivës për studentët e UBT-së. Ata theksuan se granti i SHBA-së do të mbështesë UBT-në në krijimin e resurseve bashkëkohore për mësimdhënie në ndërmarrësi, krijimin e inkubatorit biznesor virtual, hulumtimin rreth ndërmarresisë dhe shkëmbimin e përvojave me universitetet amerikane.
Përfaqësuesit, poashtu paraqitën përkushtimin e kësaj ambasade për të ndihmuar studentët e UBT-së për studime post-diplomike, vizita profesionale dhe rreth mënyrave të bashkëpunimit në përforcimin e kulturës së ndërrmarresise në Kosove përmes avokimit për lehtësi në hapjen e bizneseve nga studentët.
Si pjesë e partneritetit afatgjatë Ambasada e SHBA-së dhe UBT u përkushtuan të punojnë në gjetjen e mënyrave për avancimin e zhvillimit profesional, përmirësimit të ambientit biznesor dhe mbështetjen institucionale për vetëpunësim dhe ide kreative biznesore të studentëve.
Gjithashtu, delegacioni vizitoi UBT-në dhe u nda i kënaqur më të arriturat dhe punën që bëhet në këtë institucion.