Transferoni studimet në Fakultetin e Psikologjisë në UBT

26/01/2022

Programi Psikologji në UBT është i hartuar sipas standardeve bashkëkohore dhe në saje të kësaj përmbush udhëzimet dhe kërkesat e përcaktuara nga EuroPsy (European Certificate in Psychology), themeluar nga një prej institucioneve me kredibilitetin më të lartë në Evropë për përcaktimin e standardeve në profesionin e psikologjisë.

 

Përmes transferimit të studimeve në Fakultetin e Psikologjisë në UBT, ju hedhni hapat e parë drejt një karriere të suksesshme në fushën e psikologjisë, duke u pajisur me njohuri dhe dije profesionale nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe.

 

Përgatitja e profesionistëve të rinj të kësaj fushe është qëllimi i këtij programi, duke filluar me mësimin e teorive bazë mbi zhvillimin dhe sjelljen e individit, personalitetin, të menduarit, të nxënit si dhe deri tek vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!