Transfero studimet në UBT

15/01/2024

Studentët aktualë që ndjehen të pakënaqur me zgjedhjen që kanë bërë dhe nuk janë përshtatur me universitetin ku kanë filluar studimet, e kanë edhe një mundësi – transferimin e studimeve të tyre në UBT.

Si institucion i arsimit të lartë jemi të përkushtuar për cilësi dhe mbështetje të plotë ndaj studentëve në zhvillimin e karrierës akademike.

Me transferimin e studimeve në UBT do të keni mundësi të jeni pjesë e institucionit ku rinia ka prosperitet dhe të ardhme të sigurt.

UBT është një institucion në të cilin studentët ndjehen të barabartë me të gjithë studentët nga mbarë bota, vendi ku jetësohen ëndrrat, institucion që solli në Kosovë një frymë inovative akademike me metoda të reja të të mësuarit, sikur ajo e Realitetit Virtual.

Për të aplikuar për transfer ju duhet të veproni si më poshtë:

  • të vini në UBT dhe të bëni kërkesën për transfer;
  • të sillni certifikatën e lindjes;
  • certifikatën e transkriptin e notave me numrin e kredive – ECTS.

Studentët e interesuar duhet të kenë të përfunduar së paku një provim në njërin prej institucioneve shtetërore apo private të arsimit të lartë në Kosovë.

Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit për transferim të studimeve është 20 shkurti, ndërkohë sipas udhëzimit të UBT-së, aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës në Rektoratin e UBT-së, ndërkaq studentët nuk e kanë nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë.

Padyshim, UBT çdo vit përkrahë studentët e vet dhe u ndan atyre bursa studimi, njëherësh organizon edhe dhjetëra vizita studimore brenda e jashtë vendit.

Jeni ende në kohë. Jepi vetës një mundësi të dytë, transfero studimet në UBT.

Ne jemi këtu për të ndihmuar në rrugën tuaj drejt një eksperience të paharruar në arsimin e lartë.