Transfero studimet në UBT

16/01/2023

Përgjatë rrugëtimit dhe përzgjedhjes së institucioneve arsimore, ka të ngjarë që ne të mos bëjmë gjithmonë përzgjedhjen e duhur, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne nuk do të mund të bëjmë ndryshimin dhe të drejtohemi aty ku ne realisht duhet të shkojmë për studime adekuate.

Bëni hapin e duhur duke transferuar studimet në drejtimin në të cilin dëshironi të studioni, në institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë – UBT.

Ekosistemi i UBT-së është i ndërtuar dhe ngërthen në vete metodat më të mira të studimit dhe arsimit cilësor, me një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, duke ju mundësuar të zhvilloni talentin dhe dijen tuaj.

Për të transferuar studimet në UBT, ju duhet të bëni kërkesën për transferimin e studimeve, të sillni certifikatën e lindjes, si dhe transkriptin e notave me numrin e kredive – ECTS.

Një procedurë e thjeshtë për një të ardhme të sigurt!