Transfero studimet në Shkenca Politike në UBT

06/02/2023

Transfero studimet bachelor në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, aty ku mësimdhënia akademike zhvillohet duke u bazuar në kurrikulat e lëndëve mësimore të fakulteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, si dhe në literaturën më bashkëkohore.

Programi ofron një qasje të balancuar ndaj shkencave politike, duke kombinuar mësimin teorik me kontekstet më praktike të politikës, ofron një qasje të balancuar në mes konteksteve ndërkombëtare dhe kombëtare të politikës dhe institucioneve, si dhe siguron një ekuilibër logjik midis sjelljes dhe kuptimeve institucionale në politikë.

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore teorike politike dhe të njohin çështjet kryesore të zhvillimeve politike bashkëkohore në teorinë shkencore dhe në praktikë.

Ndër të tjera, studentët do të përgatiten rreth shfaqjes së aftësive të të menduarit analitik dhe të dukurive politike, të mënyrave të zgjidhjes së problemeve të ndryshme në politikë të shprehura si me shkrim ashtu edhe nëpërmjet të të folurit.