Transfero studimet në programin Teknik i Radiologjisë në UBT

07/02/2022

Në kuadër të zhvillimit të Shkencave Mjekësore, UBT ofron programin Teknik i Radiologjisë, program ky i cili iu mundëson studentëve që të aftësohen profesionalisht në fushën e radiologjisë.

 

Duke transferuar studimet në programin Teknik i Radiologjisë në UBT, ju keni mundësinë që të përfitoni diplomë të njohur ndërkombëtarisht në fushën dhe teknologjinë radiologjike, duke krijuar një avantazh në karrierën tuaj për punësim në institucione publike dhe private.

 

Gërshetimi i anës teorike me atë praktike, nga ku studentët kanë mundësi që të praktikojnë në Poliklinikën e UBT-së është një prej mundësive unike që ofron UBT, me një kurrikulë moderne të përshtatur me një sistem të ri të të mësuarit dhe punuarit në Kosovë, atë të Virtual Reality.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!