Transfero studimet në programin Psikologji në UBT

08/02/2023

Qëllimi kryesor i programit në Psikologji është të avancojë metodologjinë e mësimdhënies dhe të mësuarit, të kontribuojë në komunitet e shoqëri, si dhe të promovojë kërkimin shkencor në fushën e psikologjisë.

Programi Psikologji në UBT synon të ofrojë një qasje të arsimit të kombinuar midis përbërësve kryesorë: mësimdhënie teorike, zhvillim i aftësive të zbatueshme dhe praktike, punë praktike dhe kërkim shkencor.

Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit në nivelin bachelor në Psikologji do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zbatojnë metodat dhe teknikat psikologjike, fitojnë njohuritë themelore për metodat dhe qasjet e nevojshme për integrimin e njohurive psikologjike, fitojnë njohuritë në fushat e shkencës natyrore dhe shoqërore të lidhura ngushtë me psikologjinë.

Ndër të tjera, do të studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë dhe metodat psikologjike në kryerjen e vlerësimit psikologjik të individëve, grupeve dhe organizatave, interpretojnë dhe zbatojnë teoritë psikologjike, si dhe të zbatojnë njohuritë duke përdorur aftësitë e të menduarit kritik.