Transfero studimet në programin Dizajn i Integruar në UBT

06/02/2023

Programi Dizajn i Integruar në UBT, është një nga programet më të veçanta që gërsheton artin, kulturën, kreativitetin dhe mendimin kritik, me qëllim për të nxjerrë kuadro të reja, të cilat i japin shumë skenës së artit në Kosovë dhe më gjerë, dhe plotësojnë boshllëqet nëpërmes veprave të tyre profesionale dhe të përkryera.

Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë në një bazë profesionale efikase dhe cilësore shkencore, duke përfshirë zhvillimin e aftësive kreative të problemeve kryesore, zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe të punës në grup.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe akademik, të angazhohen në hulumtimin në dizajn, duke përdorur metodologjitë sasiore dhe cilësore, primare dhe sekondare, si dhe të jenë të përkushtuar ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe të përshtaten me teknologjinë dhe metodat e punës në dizajnin e integruar.

UBT ofron për të gjithë studentët e këtij programi infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, duke iu mundësuar atyre të ndërlidhin lëndët teorike dhe praktike, si dhe me qëllim të lehtësimit të përgatitjes së veprave të tyre përgjatë studimeve, vepra të cilat do të promovohen dhe mbështeten nga stafi i UBT-së dhe publiku i gjerë.