Transfero studimet në programin Dizajn i Integruar në UBT, shndërrohu në profesionist të diplomuar në fushën e dizajnit

27/01/2022

Përmes transferimit të studimeve në Fakultetin Dizajn i Integruar në UBT, ju i ofroni vetës një shans unik për t’u pajisur me aftësi të reja dhe njohuri për elementet bazike të fushës së Dizajnit të Integruar.

 

Ky program studimi, studentëve iu ofron një kurrikulë moderne me njohuri mbi kompetencat në art dhe dizajn, mendim kritik, struktura dhe materiale, teknologji informative, realitet virtual dhe të shtuar (VR/AR), teori dhe kritikë arti dhe dizajni, si dhe punë ekipore dhe shkenca shoqërore.

 

Infrastruktura moderne me laboratorë të posaçëm për dizajnin, ua lehtëson edhe më shumë studentëve punën për të dizajnuar dhe sjell ide dhe koncepte të reja lidhur me koleksione të ndryshme e gjëra të tjera kreative në këtë fushë studimi.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!