Transfero studimet në programin Art dhe Media Digjitale në UBT

07/02/2023

Qëllimi i programit Art dhe Media Digjitale në UBT është që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, duke i ndjekur trendet e fundit të teknologjisë në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të jenë të dallueshëm në tregun e punës.

Programi Art dhe Media Digjitale është i dizajnuar në atë mënyrë që studentët t’i aftësojë përmes aplikimit të praktikave të duhura, si: vizatim, pikturim, modelim, fotografi, instalim, video efekte dhe imazhi digjital.

Stafi akademik me qasjen e tyre ndërdisiplinore, janë fleksibil për të ofruar shumëllojshmëri të lëndëve praktike dhe teorike, duke ofruar një gamë të larmishme të njohurive, që u ofrojnë studentëve ide, interpretime dhe qasje të ndryshme kreative dhe inovative.

Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT iu ofron studentëve gjithashtu mundësi komunikimi nga afër me artistë, galeristë, kuratorë e kritikë arti, si dhe vizita, trajnime dhe përvoja bashkëpunuese dhe profesionale me ekspertë të fushave kreative, në art dhe media digjitale.