Transfero studimet në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT

10/02/2023

Programi ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe të përgatis ekspertë arkitektonikë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin në arkitekturë dhe përmirësimin e aspekteve estetike, si dhe të efikasitetit.

Programi përfshinë kurse nga të cilat studentët duhet të ndërtojnë kompetenca personale dhe produktive, që mund t’i ndihmojnë studentët të transferojnë dhe të kontekstualizojnë kompetencat e tyre në fusha të ndryshme të punës dhe në mjedis.

E veçanta e këtij fakulteti është se formimi i studentëve bëhet në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, dizajnit të enterierit, dizajnit urban dhe restaurimit, duke iu mundësuar atyre të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë rreth këtyre fushave nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që ka UBT.

UBT ka krijuar një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, e cila iu mundëson studentëve të krijojnë projekte të ndryshme, si dhe i mbështetë ata që nëpërmjet punëtorive dhe ekspozitave të shfaqin talentin e tyre.