Transfero studimet në programin Administrim Biznesi në UBT

31/01/2022

Një program modern i cili iu ofron të rinjve njohuri të thelluara në administrimin e biznesit është zhvilluar nga UBT, duke mundësuar që studentët të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre profesionale në një nivel krejtësisht tjetër.

 

Stili i të mësuarit ndryshe, si dhe aspekte të tjera që prekin fushat e biznesit, kontabilitetit, burimeve njerëzore, marketingut dhe sjelljeve organizative, ofrojnë një qasje multidisiplinare dhe unike në fushën e Administrimit të Biznesit.

 

Transferimi i studimeve në programin Administrim Biznesi në UBT, është një mundësi unike që iu ofrohet studentëve dhe të rinjve për të punuar me ekspertët më të mirë dhe teknologjinë më të sofistikuar që posedon UBT.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!