Transfero studimet në Media dhe Komunikim në UBT

06/02/2023

Transferoni studimet në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, programin unik që ka sjellë në Kosovë gërshetimin e gazetarisë, komunikimit, marrëdhënieve me publikun, produksionit dhe marketingut.

Qëllimi i programit Media dhe Komunikim është që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të kryejnë me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, duke performuar të gjitha format e komunikimit jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera botërore.

Një staf ekspertësh dhe emra eminent të cilët janë të angazhuar dhe mbështesin studentët në arritjet e tyre profesionale dhe akademike.

UBT përveç që ofron për studentët në përgjithësi një infrastrukturë moderne me pajisje teknologjike më të sofistikuara të kohës, studentëve të Medias dhe Komunikimit në veçanti u ofron portalin UBTnews, Campus Radio dhe UBT TV, ku mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në praktikë.