Transfero studimet në Fakultetin Gjuhë Angleze në UBT, aftësohu profesionalisht në fushën e gjuhës dhe kulturës angleze

21/01/2022

Përmes mundësisë së transferimit të studimeve në programin Gjuhë Angleze në UBT, ju do të mund t’i ndiqni praktikat më të mira ndërkombëtare përmes një kurrikule moderne të ndërtuar në përputhje me procesin e Bolonjës.

 

Me profesionistët më të mirë të gjuhës angleze që janë në UBT, ju do të keni mundësinë që të përfitoni nga përvojat e tyre për të ngritur nivelin e njohurive dhe aftësive në fushën e gjuhës dhe kulturës angleze.

 

Niveli i lartë i studentëve të punësuar pas studimeve por edhe gjatë tyre, do t’i përcjell edhe studentët e tjerë të cilët do të kenë mundësi që të zbatojnë teknika dhe metoda të ndryshme të punës, falë mësimeve të marra nga profesionistët e UBT-së të bazuar në konceptin teori-praktikë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!