Transfero studimet master në programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT

24/02/2023

Programi i studimit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë, duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit mësimor, administratës dhe komunitetit.

Studentët që përfundojnë me sukses programin do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në një mënyrë që demonstron një qasje profesionale ndaj punës dhe të zotërojnë kompetenca të demonstruara zakonisht përmes formulimit dhe mbështetjes së argumenteve dhe zgjidhjes së problemeve në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.

Ndër të tjera, studentët do të dinë të dizajnojnë sistemet logjistike dhe zhvillimin e strategjive të integruara për zinxhirin e furnizimit, si dhe të identifikojnë dhe krahasojnë barrierat me të cilat përballen kompanitë në zhvillimin e strategjive të reja të zinxhirit të furnizimit.

Objektivat e programit janë: kompetenca të avancuara në fushën e studimit dhe kërkimit, aftësi analitike për të mbledhur dhe analizuar të dhëna bazuar në fushën e studimit, si dhe qasja kritike dhe profesionale për të dhënë zgjidhje për problemet në fushën e studimit.