Transfero studimet master në programin Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT

25/02/2023

Studimet në programin Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë  në UBT janë krijuar për të aplikuar njohuritë e fituara, kompetente për të zgjidhur problemet reale dhe komplekse të praktikave të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe për të vazhduar shkollimin e mëtejshëm.

Me profesionistët më të mirë që ka UBT, përmes programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, studentët e UBT-së do të përgatiten profesionalisht nga ekspertë të fushës së inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës, për të ideuar dhe konceptuar projekte madhore të këtij dikasteri.

Përmes këtij programi, studentët do të fitojnë njohuri në një bazë shkencore efikase dhe cilësore të profesionit të inxhinierisë civile dhe infrastrukturës, duke përfshirë zhvillimin e aftësive krijuese të problemeve kryesore, zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe të punës në grup, të nevojshme për punën ndërtimore në profesion.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të jenë në gjendje të kenë njohuri dhe mirëkuptim, aftësi për të njohur dhe përshkruar çështjet komplekse të inxhinierisë, aftësi për të njohur ndërveprimin midis projektimit, ndërtimit, marketingut, kërkesave të klientëve dhe largimi i strukturave.