Transfero studimet master në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT

25/02/2023

Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT synon të ofrojë njohuri të avancuara dhe t’i përgatisë ekspertët e arkitekturës që të identifikojnë dhe analizojnë problemet arkitektonike, në lidhje me dizajnin dhe zhvillimin e arkitekturës dhe përmirësimeve në kuptim të estetikës dhe efiçiencës.

Në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT ju gjeni profesionistët më të mirë, si dhe infrastrukturën dhe kushtet më moderne për të marrë njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme, për t’u shndërruar në ekspertë të arkitekturës.

Studentët në përfundim të këtij programi do të jenë në gjendje të implementojnë njohuritë e avancuara të bazuara në aspektin human, teknik dhe social, si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur problemet arkitektonike, urbane apo inxhinierike.

UBT ka krijuar një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, e cila iu mundëson studentëve të krijojnë projekte të ndryshme, si dhe i mbështetë ata që nëpërmjet punëtorive dhe ekspozitave të shfaqin talentin e tyre.