orientimi ne karriere.jpg

Trajnimi: Orientimi dhe zhvillimi në karrierë

Trajnimi “Orientimi dhe zhvillimi në karrierë”, është dizajnuar më qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në orientim dhe zhvillim në karrierë, qoftë në karrierën gjatë studimeve apo gjatë punësimit. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm zhvillojnë karrierën e tyre.

Përfitimet:

  • Studentët marrin njohuri themelore se si të bëjnë përzgjedhjen e duhur të profileve gjatë studimit;
  • Studentët arrijnë të mësojnë se si të orientohen dhe zhvillojnë në karrierë duke përfillur profesionet më të mira që vijnë nga kërkesat e tregut, apo gjetkë;
  • Studentët arrijnë të mësojnë se si të kërkojnë pozita punësimi në tregun e punës;

Kohëzgjatja:

Trajnimi Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë zgjatë 2 ditë nga 2 orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë për studentët shërben si ditë model për orientim në karrierë edhe për vetë kandidatët.

 

Target grupet: Studentët e vitit të tretë dhe studentët në MA.

Orari:  Hënë 13.00-14.00 Mërkure: 13.00-14.00

Informatat tjera për trajnimin Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë:

Trajnimi Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë organizohet nga Qendra e Karrierës, në UBT

 

Kontakti: Tel: 038 541 400,

Email: [email protected]    https://www.facebook.com/UniversitetiUBT/