Thellohet bashkëpunimi mes UBT-së dhe Riga Technical University

21/07/2021

Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes UBT-së dhe Riga Technical University, në Letoni, përkatësisht Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, ka bërë që përfaqësuesit e Fakultetit të Ndërtimit të këtij institucioni të vizitojnë UBT-në.

 

Eriks Badamsins nga zyra ndërkombëtare, Leine Maurite nga Fakulteti i Ndërtimit të Riga Technical University, si dhe Inese Dzarcane nga siguria kibernetike e këtij universiteti, janë pritur nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe përgjegjësja e zyrës ndërkombëtare Lirigzona Morina.

 

Rektori Hajrizi ka njoftuar përfaqësuesit e Riga Technical University me të arriturat e UBT-së dhe planet e së ardhmes, duke vënë theksin te bashkëpunimet ndërkombëtare me universitete prestigjioze si pikë kyçe të zhvillimit të përbashkët.

 

Përfaqësuesit e Riga Technical University u takuan edhe me drejtorin për Çështje Akademike në UBT, prof.dr Muhamet Ahmeti, prodekanin e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, prof.dr Visar Krelani, përfaqësuesen e Zyrës Ndërkombëtare në UBT, Erëza Mehmeti, si dhe dekanin e Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, dr. Bertan Karahoda.

 

Nga kjo vizitë, përfaqësuesit e të dyja palëve u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe organizimin e Akademisë Ndërkombëtare Verore, mes UBT-së, Riga Technical University dhe Universitetit të Bergamos, mentorimin e përbashkët të temave të diplomave të nivelit master, mundësi për doktoratë për stafin e UBT-së, si dhe planifikim për specializim në nivelin master për sigurinë dhe shëndetin në punë, çështje që Kosova vazhdon të ketë ngecje e që UBT mund të jap një kontribut mjaft të madh për Kosovën në këtë aspekt.

 

Kujtojmë se shumë studentë të UBT-së kanë vazhduar dhe janë duke vazhduar studimet për një semestër në Riga Technical University të Letonisë, në kuadër të programi Erasmus+.