Të premten fillon punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

bool(false) 25/10/2021

Katër ditë na ndajnë nga Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së, që bën bashkë shkencëtarët dhe hulumtuesit nga mbarë vendi, rajoni dhe gjithë Evropa, që në Prishtinë, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, sjellin punimet e tyre dhe prezantojnë të gjeturat për fusha të ndryshme të studimit dhe hulumtimit.

 

Këtë vit, UBT feston përvjetorin jubilar të organizimit të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, të dhjetin me radhë, organizim ky që është më i madhi i këtij lloji në gjithë Evropën Juglindore.

 

Kjo konferencë ka një shtrirje të gjerë e në fusha të ndryshme të hulumtimit, të cilat i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimit të shkencës dhe hulumtimit në Kosovë, duke përfshirë fushat:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë

 

Kjo konferencë dëshmon se UBT në mënyrë të vazhdueshme kontribuon në zhvillimin e shkencës në Kosovë, përmes hulumtimeve të ndryshme shkencore nga ekspertë dhe profesionistë ndërkombëtarë që prezantojnë në Konferencën e UBT-së, për tematika dhe probleme që ndërlidhen edhe me jetën e qytetarëve të Kosovës.

 

Qëllimi kryesor i kësaj konference është lidhja dhe ndërveprimi i shkencëtarëve me praktikues nga disiplina të ndryshme në një vend, në mënyrë që t’i bëj ata të vetëdijshëm për arritjet e fundit në fusha të ndryshme kërkimore, si dhe t’iu ofrojë një vend dhe forum unik për të ndarë përvojat dhe idetë e tyre.