Studio Shkenca Politike në UBT, avancohu profesionalisht mbi zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë

09/09/2020

Përmes programit Shkenca Politike, UBT ka zhvilluar praktikat më të mira të mësimnxënies rreth politikbërjes, dhe gjetjes së zgjidhjeve profesionale për secilin problem të shoqërisë.

 

Në përmbajtje, programi Shkenca Politike, zhvilluar nga UBT ka një kombinim të theksuar të praktikës dhe teorisë, duke i nxitur aftësitë krijuese të studentëve, gjë që u mundëson atyre zhvillimin akademik e profesional në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 

Programi Shkenca Politike është unik, për faktin se UBT ka sjellë në Kosovë modelin e universiteteve më të mëdha evropiane e botërore të mësimdhënies, duke instaluar realitetin virtual dhe klasat CLASSROOM 3.0.

 

UBT është e pajisur me laboratorë të teknologjisë së fundit, me bibliotekën me librat më të fundit të shkencës, që përfshihen librat e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe bibliotekën online që u jep qasje studentëve pakufi në librat shkencor e ndërkombëtar.

Informata rreth programit: http://study.ubt-uni.net/ps/

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/