Studio në programin Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm në UBT – përfito kompetenca për të zgjidhur probleme urbanistike

15/08/2022

Programi Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm në UBT, është një program i veçantë, i cili u mundëson të rinjve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës së urbanizmit, planifikimit hapësinor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky program është multidisiplinar, për shkak që ndërlidh mësimin teorik me atë praktik, duke iu mundësuar studentëve të avancojnë njohuritë e tyre bazuar në aspektet njerëzore, teknike, ambientale dhe sociale, përmes punëtorive të ndryshme, seminareve, vizitave studimore dhe punës praktike.

Ekspertët dhe profesionistët më të mirë në Kosovë dhe rajon, të fushës së urbanizmit, planifikimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si staf i UBT-së, janë në gatishmëri të bashkëpunojnë dhe mbështesin secilin studentë, në arritjen dhe avancimin e tyre profesional.

Studentët e këtij programi përpos njohurive të përfituara, do të jenë kompetentë për të zgjidhur probleme të natyrës hapësinore, urbanistike, mjedisore, si dhe të natyrës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Programi ofron mundësi dhe perspektivë të sigurtë të punësimit në institucionet publike – lokale dhe qendrore, në sektorin privat të planifikimit hapësinor dhe urban, si dhe mundësi për avancim akademik në universitetet partnere të UBT-së në Evropë dhe ShBA.