Studio në programin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

10/08/2021

Zgjidhja për t’u bërë ekonomisti më i mirë me diplomë të njohur ndërkombëtarisht është UBT.

 

Duke studiuar në programin unik – Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ju i siguroni vetës një të ardhme të ndritur në fushën e ekonomisë, duke fituar njohuri të larta në fushën e menaxhimit dhe biznesit.

 

Gërshetimi i teorisë dhe praktikës, si dhe ndërlidhja e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë në një vend dhe në një program, studentëve u jep shumë hapësirë që të gjenden më lehtë në tregun e punës, duke përfshirë sektorë të ndryshëm të industrisë.

 

Sa i përket infrastrukturës, UBT u ofron infrastrukturën më moderne, me të gjitha kushtet e nevojshme, laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative, që u japin hapësirë të mjaftueshme për t’u zhvilluar në fushën e ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik, marketingut dhe shitjes, ndërmarrësisë dhe promovimit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik.