Studio në programin master Media dhe Komunikim, bëhu profesionist i gazetarisë

03/10/2022

Programi Media dhe Komunikim në nivelin master në UBT, është një program që gërsheton pjesën teorike me atë praktike, duke ofruar një kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane që ndërlidh gazetarinë, komunikimin, produksionin, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun.

Një infrastrukturë moderne e pajisur me teknologjitë më të fundit është në shërbim të çdo studenti, i cili do të mund të përfitojë dhe të përforcojë njohuritë rreth fushës së gazetarisë, duke praktikuar lëndët teorike në: UBT TV, UBTNEWS, Radio Campus dhe Media Group.

Profesionistët më të mirë dhe emrat më eminent të gazetarisë në Kosovë dhe rajon, janë të angazhuar për të zhvilluar dhe mbështetur secilin studentë, duke i ndihmuar atyre drejtë profesionalizimit të tyre në fushën e medias dhe komunikimit.

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT janë të pakonkurrencë në tregun e punës në Kosovë, për shkak të përgatitjes profesionale dhe kjo është dëshmuar sepse mbi 90 për qind e tyre tashmë janë të punësuar në mediat vendore, në institucione publike dhe private, si dhe në mediat rajonale.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!