Studio në programin Juridik në UBT, në vendin e duhur për zhvillimin tuaj profesional

05/08/2022

Programi Juridik në UBT, gërsheton në vete pjesën teorike dhe praktike duke iu mundësuar studentëve të marrin njohuritë e nevojshme rreth fushës së drejtësisë edhe nëpërmjet praktikimit të lëndëve nëpër vizita të ndryshme studimore, punëtorive dhe praktikave profesionale në gjykata, organizata vendore dhe të huaja.

 

Dëshirën tuaj për t’u bërë gjykatës, prokuror, avokat apo këshilltar juridik mund ta ktheni në realitet vetëm duke studiuar në programin Juridik në UBT, në vendin ku ju do të përfitoni njohuri, profesionalizëm dhe kompetencë, duke u aftësuar në fushat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, por edhe në fushat më bashkëkohore të marrëdhënieve biznesore, pronësisë intelektuale, hetimit të krimeve dhe forenzikës.

 

Fakulteti Juridik në UBT u mundëson studentëve praktikat më të mira ndërkombëtare marrë nga modele të universiteteve më të mira të Evropës dhe Amerikës, si dhe një infrastrukturë moderne për të realizuar punëtori të ndryshme, e cila iu ndihmon studentëve të zhvillojnë dhe të avancojnë njohuritë e tyre rreth fushës së drejtësisë.

 

Përmes profesionalizmit, stafi akademik i këtij fakultetit kujdeset që të nxjerrë kuadro të reja profesionistësh dhe ekspertësh të kësaj fushe, të cilët do të kontribuonin në të ardhmen në vendin e tyre ose edhe jashtë tij, teksa shumica e ish-studentëve të këtij programi me punësimin e tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar kanë dëshmuar se duke zgjedhur UBT-në për studime, zgjedh më të mirin dhe bëhesh më i miri.