Studio në programin e nivelit master, Menaxhim i Mekatronikës në UBT

07/10/2021

Mundësitë e ndërveprimit me akademikë ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe profesionistë dhe ekspertë të fushës së mekatronikës, studentëve të këtij programi studimi të nivelit master, UBT iu ofron një të ardhme të ndritur në rrugëtimin e tyre akademik e profesional.

 

Me një program të harmonizuar me rregullat ndërkombëtare të IFAC dhe IEEE, si dhe njohje të mësimit paraprak dhe certifikim nga IPMA, CISCO, Comptia dhe SAP, UBT është lider në fushën e menaxhimit të mekatronikës.

 

Biblioteka më e madhe e mekatronikës në Kosovë është në UBT, dhe studentët e programit të nivelit master, Menaxhim i Mekatronikës, do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë atë për hulumtim dhe mësim, duke përfituar nga mijëra tituj që posedon kjo bibliotekë.

 

Laboratorët digjital, mekanik, elektronik dhe të materialeve të UBT-së, studentëve iu mundësojnë zhvillimin e punës praktike, duke zhvilluar në një nivel tjetër shkathtësitë dhe njohuritë e tyre multidisiplinare për zgjidhjen e problemeve komplekse të inxhinierisë.