Studio në programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT

03/08/2022

Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, është një ndër programet më të kërkuara nga të rinjtë në Kosovë dhe në rajon, për shkak të ndërlidhjes së sistemit teorik me atë praktik, si dhe përshtatjes së kurrikulës me standardet më të mira evropiane dhe amerikane, duke iu mundësuar studentëve të zhvillojnë talentin e tyre nëpërmjet punëtorive të ndryshme.

 

Ky program aftëson studentët dhe nxitë kureshtjen tek ta për të parë më ndryshe gjërat që preokupojnë fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, duke i përgatitur njashtu edhe për të qenë të gatshëm të kontribuojnë në të ardhmen në përmirësimin, apo rregullimin e planifikimit urbanistik në vendin e tyre.

 

E veçanta e këtij fakulteti është se formimi i studentëve bëhet në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, dizajnit të enterierit, dizajnit urban dhe restaurimit, duke iu mundësuar atyre të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë rreth këtyre fushave nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që ka UBT.

 

Ajo që e dallon Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, nga fakultetet e tjera në Kosovë dhe rajon, është se diploma njihet ndërkombëtarisht dhe përmes bashkëpunimeve dhe partneritetit që ka krijuar UBT me institucione edukative dhe arsimore në vende të ndryshme të botës, i jep mundësi studentëve të vazhdojnë studimet edhe në ato universitete.

 

UBT ka krijuar një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, e cila iu mundëson studentëve të krijojnë projekte të ndryshme, si dhe i mbështetë ata që nëpërmjet punëtorive dhe ekspozitave të shfaqin talentin e tyre.