Studio me profesionistët më të mirë të artit, duke transferuar studimet në UBT

04/02/2022

Programi unik, Art dhe Media Digjitale në UBT, ju ofron mundësinë për të qenë më të mirët në këtë fushë, duke marrë praktikat më të njohura nga universitetet më prestigjioze të botës, e që janë të ndërthurur në kurrikulën e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT.

 

Ekspertët më të mirë që ka UBT nga kjo fushë, studentëve iu mësojnë njohuri të reja për zhvillimin e aftësive kërkimore, analitike e konceptuale, aftësi për krijimin e animacioneve, dhe elemente të tjera të rëndësishme të artit.

 

Gërshetimi fantastik mes artit dhe mediave digjitale ka bërë që studentët të kenë kompetenca të larta në një fushë e cila është bërë trend dhe shumë e kërkuar në gjithë botën, ndaj duke studiuar në këtë program, ju zgjedhni që të jeni një nga më të kërkuarit në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Teknologjia e sofistikuar në UBT, bën që puna praktike krahas asaj teorike të jetë edhe më e lehtë, falë zhvillimit të kushteve moderne infrastrukturore në të gjitha kampuset e UBT-së, në mënyrë që studentët të jenë në gjendje të kryejnë të gjitha funksionet e nevojshme krahas aktiviteteve të parapara me kurrikulën e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!