Studio Master Politika Publike dhe Menaxhim, aftësohu në dhënien e ekspertizave profesionale

17/10/2019

Programi i studimit Politikat Publike dhe Menaxhim në UBT, bën të mundur që ju të përsosni aftësitë analitike në bërjen e politikave publike, dhe bën që ju të përgatisni vetën për karrierë në rolet e lidershipit në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Ky program studimi ofrohet me specializimet, Politika Publike dhe Menaxhimi Publik, në të cilin ofrohet mësimdhënie me cilësi të lartë nga studiues të administrimit publik.

Programi është i dizajnuar për të përmbushur synimet tuaja, ku do të përfitoni njohuritë që ju  nevojiten për të vlerësuar opsionet e politikave për shërbimet publike.

 

Politikat Publike dhe Menaxhim është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë ndërthurë analizën e politikave publike, menaxhimin e financave publike, teknologjinë e informacionit, zhvillimin e lidershipit, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe analizimin e të dhënave.

 

Studimet master në këtë fakultet, ju mundësojnë përgatitjen për dhënien e ekspertizave profesionale, ndërkaq shkollimi pasuniversitar në UBT, përmirëson edhe perspektivat tuaja të karrierës.

 

Gjeneratat që kanë dal të diplomuar nga ky fakultet në UBT, tashmë janë të punësuar në çdo sektor të tregut dhe pothuajse në çdo industri.

Ata punojnë për organizata të mëdha dhe nëpër kompani të ndryshme. Ata janë të punësuar në pozicione të tilla si analistë të politikave, analistë të buxhetit, menaxherë dhe konsulentë.