Studio master në UBT, bëhu pjesë e suksesit të garantuar

25/10/2018

UBT ofron programe të nivelit master me specializime unike për gjithë studentët që tashmë kanë diplomuar apo edhe kanë filluar karrierën e tyre në profesionet përkatëse.

 

Studimet e nivelit master në UBT janë garanci e suksesit dhe ngritjes akademike, falë punës profesionale, kurrikulave moderne, stafit akademik, infrastrukturës së sofistikuar, e cila gjendet në UBT.

 

Falë angazhimit shumëvjeçar, UBT është sinonim i arsimit ndërkombëtar dhe statistikat tregojnë se është institucioni i vetëm nga vendi që globalisht është i lidhur me partnerë botërorë.

 

Të jesh pjesë e UBT-së, do të thotë të kesh mundësi të përfitosh njohuri në disiplina të veçanta akademike dhe të aftësohesh në teknologjinë moderne, teksa me theks të veçantë, studimi pasuniversitar në UBT do të përmirësojë edhe perspektivat e juaja të karrierës.

 

Studimet master në UBT ju mundësojnë që të filloni një karrierë të re në një fushë profesionale të zgjedhur, të përgatiteni për studimet e nivelit të doktoratës, të zgjeroni njohuritë në fushat që  lidhen me profesionin tënd, të përgatiteni për projekte sipërmarrëse dhe për dhënien e ekspertizave profesionale.

 

UBT është i vetmi institucion që për secilin student ofron certifikime ndërkombëtare, sisteme online, trajnime, kurse përgatitore, librarinë me numrin më të madh të titujve dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, laboratorë shkencorë etj.

Ju mund të studioni master në Fakultetin Media dhe Komunikim; Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi; Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri; Inxhinieri e Ndërtimit; Sistemet e Informacionit; Juridik; Menaxhim i Mekatronikës; Arkitekturë; Politika Publike dhe Menaxhim, Shkenca Politike; Farmaci dhe Stomatologji.

 

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/