Studio master në Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment në UBT

13/10/2021

UBT ofron programin e nivelit master Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment, program ky që ofron zgjidhje adekuate për të ardhmen tuaj profesionale, në ndërlidhjen unike që ka bërë ky fakultet mes biznesit dhe teknologjisë.

 

Përmes këtij programi, studentët e UBT-së do të kenë mundësi të perfeksionojnë njohuritë e tyre të fushës së sistemeve të informacionit, duke përfshirë ato për biznes, biblioteka dhe arkivim, siguri dhe privatësi të informacionit, sistemet gjeografike të informacionit, statistika, si dhe procesim i të dhënave dhe simulimi.

 

Infrastruktura moderne dhe laboratorët me pajisjet më inovative të teknologjisë së fundit, studentëve të këtij programi iu japin mundësi që të realizojnë punën praktike krahas asaj teorike përgjatë vitit akademik.

 

Të diplomuarit e këtij programi studimi janë kërkesë së tregut, në saje të zhvillimit të strategjisë së UBT-së për programet më unike që janë trend në gjithë botën, nga ku nivelin e punësimit të studentëve të UBT-së e ka ngritur në 98%.