Studio master në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, merr diplomë të njohur ndërkombëtarisht

17/10/2019

UBT është renditur vazhdimisht si institucioni i parë në rajon në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, program në të cilin çdo vit regjistrohen qindra të rinj nga vendi dhe Evropa.

 

Programi master i Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ju ofron mundësinë për të ndjekur qëllimet tuaja akademike dhe profesionale, duke specializuar në njërën nga fushat e teknologjisë, si në: Inxhinierinë e Sistemeve Softuerike, Databazë dhe Sisteme Informative, Shkenca e të Dhënave, Inxhinieria e Komunikimit, Programimi i Ueb-it, Multimedia dhe Vizualizimi, Informatika Shëndetësore.

 

Në programin master 2-vjeçar në Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, përveç që do të përfitoni njohuri dhe përvoja profesionale, ju i jepni perspektivë karrierës tuaj dhe do të keni rol të rëndësishëm në tregun vendor dhe ndërkombëtarë të punës.

 

Studentëve u ofrohet infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohorë, ndërkaq diploma e UBT-së njihet ndërkombëtarisht.